Objektivi

Objektivi

Consultrade Company u ofron bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare një pikë unike referimi për të marrë shërbime mbështetëse në zhvillimin e projekteve të tyre të inovacionit.
Çdo kompani lokale mund të drejtohet te rrjeti ynë për:
– të kërkuar partnerë teknologjikë (për të shitur ose përvetësuar teknologji ose njohuri teknike) ose partnerë tregtarë;
– të marrë informacion të detajuar mbi politikat, programet dhe fondet e vëna në dispozicion nga BE;
– të përfitojë nga shërbimi për shpërndarjen e informacionit të azhurnuar në thirrjet e BE-së, mbështetje në kërkimin e partnerëve të huaj dhe ndihmë në përgatitjen e propozimeve për projekte kërkimore në veçanti për kompanitë e orientuara në kërkimin industrial dhe inovacionin teknologjik.